Aktualitet

Makina e parkuar u bë shkak i ekzekutimit së 33-vjeçarit, si ndodhi vrasja në Shkodër? (DETAJE)

Shkruar nga Liberale
Makina e parkuar u bë shkak i ekzekutimit së 33-vjeçarit, si

Një makinë e parkuar dyshohet se është shkaku i vrasjes me armë zjarri të 33-vjeçarit Valter Fierza, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Konflikti ka nisur mes vëllait të viktimës Kolë Fierza, dhe autorit të dyshuar të vrasjes. Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga.

Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar, shtetasi me inicialet K.M.

Pas debatit autori, që është edhe fqinj me 33-vjeçarin, ka marrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas të dhënave nga policia e Shkodrës është bërë i mundur identifikimi i autorit te ngjarjes dhe po punohet për arrestimin e tij.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH