Kjo foto pjesë e një ekspozite të Marubit, daton rreth viteve 1914–1918, në periudhën kur Shkodra ishte një zonë me interes strategjik dhe i nënshtrohej pranisë së forcave të huaja, përfshirë Austro-Hungarezët.
Në qendër shihet një karrocë e tërhequr nga kuaj, mbi të cilën ka një arkivol i mbuluar me lule, simbol i një ceremonie funerale ushtarake.
Ushtarë me helmeta dhe uniforma të periudhës së Luftës sëParë Botërore shoqërojnë arkivolin në marshim solemn. Pranë shihen fëmijë dhe civilë shqiptarë, që tregon ndikimin e drejtpërdrejtë të luftës në jetën civile.
Shkodra ishte një qytet me rëndësi strategjike në atë kohë dhe i mbjetoi disa pushtimeve (serbë, malazezë, austro-hungarezë).
Ky imazh është një nga ato që tregojnë ndërthurjen e pranisë ushtarake të huaj me shoqërinë shqiptare të fillim shekullitXX.