Aktualitet

LAJM I TRISHTË/ Ndahet nga jeta para kohe akademikja e njohur Arta Musaraj!

Shkruar nga Liberale

LAJM I TRISHTË/ Ndahet nga jeta para kohe akademikja e njohur Arta Musaraj!

Ndahet nga jeta para kohe akademikja e njohur Arta Musaraj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

Arta Musaraj, 51 vjeç, mbante titullin Prof.Dr, pasi kishte një eksperiencë të gjatë në auditorët e Universiteteve brenda dhe jashtë vendit, duke e bërë atë një ndër emrat më të njohur të botës akademike.

Me një përvojë 30-vjeçare si Profesoreshë dhe Dekane, Zëvendës Rektore dhe Rektore në Universitete publike e private shqiptare, ajo është vlerësuar me shumë tituj nga Qarku i Vlorës.

Titujt që ajo mori gjatë karrierës së saj disavjeçare: “Mirënjohja e Qytetit” dhe “Protagoniste e Vitit” lëshuar nga Bashkia e Qytetit të Vlorës dhe “Qytetare Nderi” nga Bashkia Brataj.

Gjithashtu Musaraj është ish-rektorja e parë grua themeluese në të gjithë Shqipërinë, e specializuar në universitete të ndryshme në botë, duke punuar dhe si bashkëpunëtore me shumë revista shkencore.

Ndërkaq në harkun kohor të janarit deri në shtator të vitit 2013, ajo ka qenë dhe zëvëndës Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH