Aktualitet

Tentativë vrasje, trafikim droge dhe pastrim parash/ Ekstradohet Viktor Daci dhe ish-truproja i Saimir Tahirit, Paul Deda

Shkruar nga Liberale

Tentativë vrasje, trafikim droge dhe pastrim parash/ Ekstradohet Viktor

Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale, janë ekstraduar sot nga Greqia dhe Franca. 

Viktor Daci, 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; 

Paul Deda, 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale. 

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë dhe në Paris, gjatë këtyre fazave të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve: 

-V. D., 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; 

-P. D., 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH