Aktualitet

Shkelje të barazisë në tendera/ Kreu i Prokurorimeve shkon në GJKKO

Shkruar nga Liberale
Shkelje të barazisë në tendera/ Kreu i Prokurorimeve shkon

Ne gjykaten e posaçme do te mbahet seanca për vlerësimin e masës se sigurise ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri i akuzuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim.

Më herët me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si edhe “Detyrimi për t’u paraqitur në prokurori. Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Të pandehur nga SPAK janë marrë edhe 7 zyrtarë te tjerë si dhe 3 përfaqësues të kompanive të ndërtimit.

Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë. 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH