Aktualitet

FOTO/ E veshur me fustan të bardhë, Ajola Xoxa shkon sot në SPAK!

Shkruar nga Liberale

FOTO/ E veshur me fustan të bardhë, Ajola Xoxa shkon sot në SPAK!

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka mbërritur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme. Kjo e fundit ka mbërritur në SPAK rreth orës 11:00 në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Bashkëshortja e Erion Veliajt u paraqit para prokurorëve të posaçëm më 5 Maj, ku edhe iu komunikua një akuzë e re.

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një akuzë të re Ajola Xoxës, atë të fshehjes së të ardhurave.

Gjithashtu, ajo është nën hetim për akuzat:

“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë)

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH