Universitet

Urbanistikë dhe arkitekturë për fshatin Labinot-Mal/ Studentët e UET me kërkime të aplikuara në punimet e diplomave

Shkruar nga Liberale

Urbanistikë dhe arkitekturë për fshatin Labinot-Mal/

Punimet e diplomave janë sfida më e madhe e një studenti. Vështirësia dhe angazhimi varen nga lloji i programit të studimit, subjekti dhe metodologjia e kërkimit. Universiteti Europian i Tiranës i orienton studentët drejt problemeve reale të tregut të punës, në mënyrë që idetë dhe kërkimet të mos mbeten vetëm në kuadrin e një note që mbyll ciklin studimor.

Qëllimi final është që kontributi të reflektohet në përmirësimin e sektorëve të caktuar. Në këtë frymë erdhën punimet e diplomave të studentëve të Departamentit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës, të cilët realizuan kërkime të aplikuara për zona specifike. Duke u mbështetur në teoritë e njohura arkitekturore, ata sugjeruan modele dhe strategji për zhvillimin urbanistik të fshatit Labinot-Mal në Elbasan. Gjetjet e tyre i prezantuan ditën e mbrojtjes së diplomës, më 3 korrik, para përgjegjëses së këtij departamenti, prof. asoc. dr. Otjela Lubonja, dhe pedagogut udhëheqës, urbanistit dr. Gentian Kaprata.

Studentja Anisa Sadikllaraj prezantoi punimin me temë “Studim rajonal mjedisor: Unaza e Shqipërisë së Mesme”. Rejhan Topalli Delijaj solli hulumtimin “Studimi i mbrojtjes së tokës dhe potencialit turistik të Bashkisë Elbasan: rast studimor Labinot-Mal”. “Projekti për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe zhvillimin e turizmit në Labinot- Mal”, ishte punimi i tretë kushtuar kësaj zone, punuar nga studentja Sara Toma.

Kërkimet e aplikuara, për transformimin arkitekturor dhe urbanistik të Labinot-Mal, u bazuan në disa teori ekzistuese, siç janë: Modeli  i komponentit përmbajtësor; Modeli i komponentit formal (procesit); Modernistët (CIAM): që përcaktojnë katër funksionet e qytetit; Neo tradicionalistët (CNU): transekti rural- urban.

Synimi i ardhshëm është që këto studime të përkthehen në realizime të prekshme. Ato mund të zbatohen në formën e projekteve për rijetësimin dhe zhvillimin urban, fillimisht për Labinot-Mal, e më vonë, pse jo, për zona të tjera të Shqipërisë që kanë të njëjtat karakteristika.

Urbanistikë dhe arkitekturë për fshatin Labinot-Mal/

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH