Aktualitet

Çmendet 23-vjeçari në Fier, plagos me armë babanë pas sherrit mes tyre

Shkruar nga Liberale

Çmendet 23-vjeçari në Fier, plagos me armë babanë

Një 23-vjeçar nga Fieri është arrestuar, pas një konflikti në familje, ku plagosi me një armë babanë e tij.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin J. Z., 23 vjeç.

Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin N. Z., 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë, me një armë të modifikuar si armë sportive. 58-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi babanë e tij, me një armë të modifikuar, pas një konflikti në familje, kapet 23-vjeçari. Sekuestrohet arma e modifikuar si armë sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, rreth mesnatës, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte plagosur babanë e tij, në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar Ura, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap dhe u vu në pranga, shtetasi J. Z., 23 vjeç.

Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin N. Z., 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë, me një armë të modifikuar si armë sportive.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH