Pas më shumë se dy muaj pauze, Kuvendi do t’i rikthehet punës të enjten, më 22 maj.
Ndërsa një ditë para, të mërkurën do të zhvillohet konferenca e kryetarëve. Mësohet se PD do të shkojë në seancë për të denoncuar zgjedhjet.
Kujtojmë se Parlamenti zhvilloi seancën e fundit më 17 mars.
Trupa aktuale ligjvënëse në shtator do të duhet t’u lërë vendin deputetëve të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.