Aktualitet

Aksident në Fier, përplasen një makinë dhe një autobus

Shkruar nga Liberale.al

Aksident në Fier, përplasen një makinë dhe një autobus

Një aksident ka ndodhur sot në Fier, në rrugën Fier–Patos, pranë vendit të quajtur “Kthesa e Portezës”.

Në aksident janë përfshirë një makinë tip "Ford" dhe autobusi i linjës “Roskovec–Fier”. Si pasojë e përplasjes, është lënduar drejtuesi i makinës. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të sqaruar se si ndodhi aksidenti.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH