Aktualitet

Plas SHERRI në mes të rrugës në Tiranë, një person i merr pistoletën policit dhe tenton të qëllojë ndaj qytetarëve

Shkruar nga Liberale

Plas SHERRI në mes të rrugës në Tiranë, një person

Një sherr banal ka ndodhur ditën e sotme mes një grupi personash në zonën e Stacionit të Trenit, Tiranë.

Mësohet se konflikti ka nisur në fillim në lokal dhe më pas ka vijuar në rrugë, ku janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Sipas dëshmitarëve, një person ka dhunuar policin që ndërhyri dhe i ka marrë pistoletën duke tentuar të qëllojë ndaj qytetarëve të tjerë.

Kalimtarët kanë ndërhyrë menjëherë dhe gjatë përleshjes mes personit agresor dhe policit, arma ka “fluturuar” në anën tjetër të rrugës.

Nuk dihet ende se cili ka qenë motivi i këtij sherri, por të gjithë kalimtarët janë tronditur dhe kanë mbetur të shtangur nga këto skena dhune në mes të rrugës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH