Globi

Zv.Presidenti amerikan JD Vance takohet me Papa Leonin XIV në Vatikan

Shkruar nga Liberale

Zv.Presidenti amerikan JD Vance takohet me Papa Leonin XIV në Vatikan

Papa Leoni i XIV është takuar në Vatikan me zv.Presidentin amerikan JD Vance.

Konfimimi erdhi nga Selia e Shenjtë, e cila në një deklaratë sqaroi se të dyja palët janë të kënaqura nga marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Vatikanit.

“Pati një shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet aktuale ndërkombëtare me një thirrje të përbashkët për respektimin e ligjit humanitar dhe ndërkombëtar në zonat e konfliktit, si dhe mbështetje për zgjidhje të negociuara midis palëve të përfshira”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

U diskutua gjithashtu liria fetare dhe bashkëpunimi midis kishës dhe shtetit, ku mori pjesë edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura pa praninë e gazetarëve dhe zgjati 45 minuta.

Kur ishte kardinal Papa Leoni i XIV kritikoi politikat e administratës së Donald Trump për emigrantët.

Edhe Papa Francesku që ndërroi jetë më 21 Prill, ishte një mbrojtës i të varfërve dhe i emigrantëve, i cili shpesh e kritikonte Shtëpinë e Bardhë pikërisht për këto çështje.

Ai e quajti planin e Trump për të deportuar miliona emigrantë një “turp”.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH