Globi

TRAGJIKE/ Fëmijën "e harrojnë" mbyllur në makinë, 2 vjeçari humb jetën nga temperaturat e larta

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE/ Fëmijën "e harrojnë" mbyllur në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Valls në Katalonjë të Spanjës, ku një fëmijë rreth dy vjeç e gjysmë humbi jetën pasi qëndroi i mbyllur për rreth katër orë në një makinë të parkuar, në kushte të temperaturave jashtëzakonisht të larta.

Sipas raportimeve të agjencisë Efe, autoritetet po hetojnë mundësinë që babai i fëmijës ta ketë harruar aksidentalisht në automjet, pasi ishte nisur për në punë dhe la makinën pranë kompanisë ku punonte. Temperaturat atë ditë arritën mbi 36 gradë Celsius, sidomos gjatë mesditës, në orët kur besohet se fëmija ka qëndruar në makinë.

Një kalimtar, i cili dyshoi për praninë e një fëmije në vështirësi brenda automjetit, njoftoi menjëherë babain. Ky i fundit vrapoi për ta nxjerrë të birin nga makina dhe tentoi ta çonte në një vend më të freskët, por fatkeqësisht ndihma erdhi tepër vonë. Shërbimet e emergjencës konstatuan vdekjen e fëmijës, ndërsa babai pësoi një gjendje të rëndë shoku.

Policia lokale ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet autopsia që do të përcaktojë shkakun zyrtar të vdekjes, me hipotezën kryesore të goditjes nga nxehtësia.

Kjo ngjarje vjen në kohën kur Katalonja po përballet me temperatura rekord dhe një situatë emergjente për shkak të zjarreve masive që kanë djegur mbi 5,000 hektarë tokë dhe kanë shkaktuar dy viktima në komunën e Coscò-së.

Nga ana tjetër ekspertët paralajmërojnë se valët ekstreme të nxehtësisë rrezikojnë jetën e qytetarëve, sidomos të fëmijëve dhe të moshuarve. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe marrjen e masave parandaluese në përballje me këto kushte të vështira klimatike.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH