Në një tjetër përplasje mes Donald Trump dhe Elon Musk, presidenti amerikan sugjeroi se subvencionet dhe kontratat qeveritare të manjatit të Tesla-s mund të jenë në rrezik.
“Elon ndoshta ka marrë më shumë subvencione sesa çdo njeri tjetër në histori, dhe pa to, ndoshta do t’i duhej të mbyllte gjithçka dhe të kthehej në Afrikën e Jugut”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social,
Ai shtoi se iniciativa DOGE – Departamenti për Efiçencën Qeveritare – të cilën Musk ndihmoi ta krijonte, mund të kthehet kundër tij.
“Asnjë lëshim raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike – dhe vendi ynë do të kursente një PASURI. Ndoshta DOGE duhet të hetojë këtë çështje me kujdes?”, shkroi presidenti.
Sipas një vlerësimi të Washington Post, bizneset e Musk kanë përfituar të paktën 38 miliardë dollarë në kontrata, kredi, subvencione dhe lehtësime tatimore nga shteti ndër vite.