Në Parkun Olimpik është mbyllur numërimi i votave të diasporës për kandidatët në Qarkun e Fierit.
Bëhet me dije se Zegjine Çaushi ka mundur të fitojë mandatin e deputetes dhe në legjislacionin e ardhshëm do ta shohim të ulur në një nga karriget e Kuvendit të Shqipërisë.
Pas mbylljes së numërimit, nisën duartrokitjet ndërsa Caushi u pa teksa festoi, duke përqafuar të gjithë të pranishmit në sallën e numërimit të votave.
Sa i përket rezultatit, nga të dhënat në KQZ, Çaushi fitoi shumë ngushtë ndaj kandidatit të radhës, me vetëm 49 vota. Megjithatë siç raportoi gazetarja Omeri, pritet të shihet rezultati final pasi votat e fundit të numëruara nuk janë pasqyruar ende në sistemin e KQZ-së.
Theksojmë se Zengjine Çaushi ka qenë një nga kandidatet më të përfolura gjatë fushatës elektorale. Kjo pasi videot e saj drejtuar Gazment Bardhit, shefit politik të PD-së për qarkun e Fierit bënë xhiron e rrjetit.