Showbiz

“Shkodra Elektronike” pas Eurovisionit: Donim të fitonim zemrat tuaja!

Shkruar nga Liberale

“Shkodra Elektronike” pas Eurovisionit: Donim të fitonim zemrat

Pas emocioneve të natës finale të Eurovision 2025, përfaqësuesit e Shqipërisë, “Shkodra Elektronike”, kanë reaguar për herë të parë në rrjetet sociale. Në një postim të publikuar në Instagram, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Lacaj ndanë një foto të performancës së tyre në finale, të shoqëruar me një mbishkrim që tërhoqi menjëherë vëmendje:

“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?”

Reagimet në komente treguan se ky ishte më së shumti se një pohim: publiku europian kishte rënë në dashuri me “Zjerm”, këngën energjike dhe autentike që përfaqësoi Shqipërinë në mënyrë dinjitoze.

Shqipëria përfundoi në vendin e 8-të mes 26 finalistëve, me një total prej 218 pikës, 173 nga televotimi i publikut dhe 45 nga juritë profesionale. Ndër vendet që vlerësuan maksimalisht performancën shqiptare ishte Franca, e cila i dha 12 pikët e saj të plota.

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
SHQIPENGLISH