Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri po përgatit një rikthim muzikor me projektin e saj të ri “Inshallah”, ndërkohë që shijon momentet e fundit të shtatzënisë. Edhe pse ka ndërprerë përkohësisht koncertet, Dafina nuk ndalet dhe vazhdon të jetë aktive në studio, duke punuar për këngën që pritet të jetë një tjetër hit i saj.
Pas suksesit të madh të këngës “Energy”, fansat janë me padurim në pritje të projektit të ri, i cili tashmë është paralajmëruar me një imazh mjaft simbolik. Në ballinën e këngës, Dafina shfaqet me një kostum me simbolin e famshëm “S” të Superman-it dhe një pelerinë të bardhë, duke u vetëpërshkruar si “Super mama”.