Aktualitet

Aksident në hyrje të Shkozetit, përplasen tre automjete

Shkruar nga Liberale.al

Aksident në hyrje të Shkozetit, përplasen tre automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Shkozetit, në rrethrrotullimin e lagjes 14, në aksin që lidh autostradën me qytetin e Durrësit.

Në përplasje janë përfshirë tre automjete, ndër to edhe një Mercedes-Benz me targa angleze, i drejtuar nga një turist britanik. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar rëndë. Vetëm një qytetar është dërguar në spital për kontroll, por mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe pa rrezik.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit.

Policia rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit. Një raport i detajuar pritet të dalë së shpejti.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH