Globi

VIDEO u bë shpejt virale/ Çfarë s'u pa gjatë Samitit në Tiranë? Erdogan fut në siklet Macronin...

Shkruar nga Liberale

VIDEO u bë shpejt virale/ Çfarë s'u pa gjatë Samitit

Në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, ndodhi një situatë e sikletshme për presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet sesi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili gjatë shtrëngimit të duarve, i kapi gishtin Macron.

Video u bë shumë shpejt virale, ndërsa pas këtij momenti, të dy liderët e kaluan me të qeshura situatën. 

Sipas informacioneve të publikuara nga disa media të huaja, Macron kishte tentuar të tregonte dominim gjatë shtrëngimit të duarve, duke vendosur dorën mbi atë të Erdoganit, një gjest klasik që zakonisht simbolizon kontrollin, por presidenti turk nuk e lejoi.

Analistët e gjuhës së trupit e cilësojnë këtë si një “përmbysje”.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH