Lufta midis Izraelit dhe Iranit hyn në ditën e 16-të të konfliktit.
Tensionet mbeten të larta në Lindjen e Mesme. Sipas Iran International, shpërthimet u dëgjuan në Eslamshahr, në Teheranin perëndimor, ndërsa armët kundërajrore u aktivizuan. Presidenti i SHBA-së Donald Trump thekson se një marrëveshje për konfliktin në Gaza është "afër".
Media shtetërore njoftoi se në Teheran u mbajtën funerale shtetërore për rreth 60 persona, përfshirë komandantë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë, të vrarë në luftën me Izraelin. "Ceremonia në nderim të martirëve ka filluar zyrtarisht", tha televizioni shtetëror, duke shfaqur pamje të njerëzve me kostume të zeza që valëvitnin flamuj iranianë dhe mbanin foto të komandantëve të vrarë ushtarakë. Funerali u shoqërua me thirrjet: “Vdekje Netanjahut dhe Trumpit.” Al Jazeera raportoi: "21 të vdekur në Gaza në sulmet e mëngjesit".