Të paktën 71 persona u vranë në një sulm izraelit ndaj një burgu në Iran, tha zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Asghar Jahangir.
Sulmi në burgun Evin në Teheran ndodhi më 23 qershor, gjatë luftës 12-ditore.
Kjo ndodhi në fund të gati dy javëve luftimesh, shkruan Sky News.
Evin është i njohur për mbajtjen në burg të disa prej të burgosurve politikë të Teheranit.
Sulmi ishte një demonstrim se Izraeli po godiste simbolet e sistemit sundues të Iranit, dhe jo vetëm objektivat ushtarake dhe bërthamore.
“Në sulmin ndaj burgut Evin, 71 persona u martirizuan, përfshirë stafin administrativ, të rinj që kryenin shërbimin ushtarak, të paraburgosur, anëtarë të familjeve të të paraburgosurve që i vizitonin dhe fqinjë që jetonin në afërsi të burgut”, tha Jahangir në një deklaratë për median e gjyqësorit Mizan.