Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Irak, ku afro 50 persona kanë humbur jetën ose janë plagosur në një zjarr të madh që shpërtheu në një qendër tregtare në qytetin Kut, në lindje të Irakut, raportojnë mediat zyrtare irakiane duke cituar guvernatorin e provincës Wasit.
“Bilanci i viktimave është afërsisht 50 persona, të vdekur dhe të plagosur, nga zjarri tragjik që shpërtheu mbrëmjen e kaluar në një qendër tregtare”, deklaroi guvernatori Mohammed al-Miyahi për agjencinë zyrtare të lajmeve INA.
Nearly 50 people were killed in a shopping mall fire in Iraq’s southern city of Kut on Thursday - Statement pic.twitter.com/B2jFvraGpU
— The New Region (@thenewregion) July 17, 2025
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakët duke përfshirë një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin Kut. Sipas guvernatorit, zjarri nisi në një supermarket dhe një restorant, në një kohë kur shumë familje ishin mbledhur për të ngrënë darkë dhe për të bërë pazar.