Globi

Dënohet me burg kundërshtari i Erdogan, kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu

Shkruar nga Liberale

Dënohet me burg  kundërshtari i Erdogan, kryebashkiakun e Stambollit

Një Gjykatë në Turqi dënoi sot kryetarin opozitar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, me një vit e tetë muaj burg për fyerje dhe kërcënim ndaj një zyrtari publik.

Imamoglu, rivali kryesor i presidentit Recep Tayyip Erdogan, ndodhet në burg që nga 23 marsi ndërsa rasti lidhet me komentet e tij ku kritikoi Prokurorin e Përgjithshëm të Stambollit, duke e akuzuar për hetime të motivuara politikisht ndaj figurave opozitare.

Imamoglu e ka mohuar fajësinë, duke e quajtur procesin ndëshkim dhe jo drejtësi ndërsa pritet që edhe vendimin për dënim me burg ta apelojë në një shkallë më të lartë të gjyqësorit.

Arrestimi i Imamoglu në mars u shoqërua me protesta të mëdha në disa qytete turke.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH