Aktualitet

E PAPRITUR në Korçë, prifti bie nga çatia e Kishës (EMRI)

Shkruar nga Liberale

E PAPRITUR në Korçë, prifti bie nga çatia e Kishës

Një ngjarje aksidentale ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një prift raportohet se ka rënë nga çatia e kishës.

Policia bën e dije se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:00 në nr. 14 të qytetit.

Mësohet se prifti Kristaq Viso është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë ende nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tij shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak: 

Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH