Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave preferenciale në 3 qarqe, ndërsa procesi vijon në 9 të tjerë. Deri tani, duket se 45 kandidatët më të votuar në listat e hapura nuk rrezikojnë të humbasin mandatin, pasi diferencat janë të mëdha.
Në listën e kandidatëve më të votuar deri tani, prin Blendi Gonxhja i PS-së në Tiranë me 23,874 vota, i ndjekur nga Erion Braçe, po i PS-së, me 22,835 vota. Në vendin e tretë është Arkend Balla nga Durrësi, gjithashtu kandidat i Partisë Socialiste, me 20,195 vota.
Në vend të katërt renditet Jorida Tabaku, e vetmja kandidate e Partisë Demokratike në Tiranë që ka fituar me listë të hapur, me 20,159 vota.
Këta janë disa nga kandidatët më të votuar:
Blendi Gonxhja (PS) – 23,874 vota
Erion Braçe (PS) – 22,835 vota
Arkend Balla (PS) – 20,195 vota
Jorida Tabaku (PD) – 20,159 vota
Ervin Hoxha (PS) – 19,769 vota
Sara Mila (PS) – 19,297 vota
Ceno Klosi (PS) – 18,310 vota
Agron Malaj (PS) – 14,737 vota
Klevis Jahaj (PS) – 14,281 vota
Ani Dyrmishi (PS) – 13,424 vota
Ndërkohë, disa figura të njohura të politikës si Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, apo Olta Xhaçka kanë marrë më pak vota preferenciale krahasuar me emrat e rinj të listave të PS-së.