Ermonela Felaj, ish-ministre dhe deputete socialiste, i dha sot lamtumirë Kuvendit. Ajo nuk është rizgjedhur për mandatin tjetër të Kuvendit, ndaj edhe ka shkruar një mesazh lamtumire, si deputete prej katër mandatesh e PS-së.
Postimi i Ermonela Felaj:
Mua nuk më pëlqejnë fjalët e lamtumirës;
e para sepse nuk mund të presësh si me thikë 16 vite aktive në politikë edhe sikur të duash…
Falë qënies “e zgjedhur” për 4 mandate rresht, përvojës në pozicione drejtuese si në legjislativ dhe në ekzekutiv, marrëdhënieve të panumërta me socialistë e socialiste nga gjithë Shqipëria, mbi të gjitha cilësisë së jashtëzakonshme të kësaj marrëdhënieje respekti e mbështetjeje, dashamirësisë të ndërsjellë, ndihem shumë më shumë e plotësuar se në nisje, kur e pata të vështirë të lija prokurorinë dhe angazhimin tim jo vetëm profesional por edhe njerëzor në favor të drejtësisë.
Këtë perspektivë pune sigurisht që e pashë shumë më të gjerë në këto 16 vite , e shfrytëzova në kuptimin më të mirë të fjalës për një ligjbërje e aktivizëm politik sa më profesional e sa më në favor të publikes.
Iu bashkova PS me atributin e profesionalizimit, mësova të bëhem njësh me socialistët e vërtetë por duke i qëndruar besnike njeriut.