Politikë

“I largoi Metës njerëz nga partia”, Kryemadhi "shenjëstron' Tedi Blushin: S'po lejon fëmijët e mi të takojnë babain në burg!

Shkruar nga Liberale

“I largoi Metës njerëz nga partia”, Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka dhënë një pronocim për mediat përpara se të futej në sallën e Kuvendit, ku ka shenjestruar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, pas reagimit të këtij të fundit, duke u shprehur se përpara se Blushi të dalë dhe të lexojë deklaratat e SPAK kundër saj, të flasë për Ergys Agasin e Ulsi Manjën, duke theksuar se bashkëshortja e tij është e punësuar pranë tyre. 

Para gazetarëve, Kryemadhi akuzoi Tedi Blushin se ishte ky që i ka larguar Metës të gjithë personat e besuar dhe themeluesit e partisë.

“Tedi Blushi mori ca kishte për të marrë. I largoi të gjithë këshilltarët në presidencë kur ishte Meta, i largoi nga partia e Ilir Metës, të gjithë kontribuesit dhe themeluesit e partisë. E gënjeu se ia kanë hequr vjehrrin nga puna por e ka akoma nëndrejtor te spitali i burgut. Nuk e di ca do më. Deputet u bë. Nga shtëpia e largoi Ilir Metën, takimet e kalamajve ua djeg në burg Blushi.

Nëse do edhe një fustan apo një palë këpucë me taka të miat ia jap me qejf. Të dalë e të flasë njëherë për Ergys Agasin, për Ulsi Manjën, apo nuk guxon dot se ka gruan në punë aty. Ai është izoluar Meta, është një nga të burgosurit më të izoluar në burg, edhe dje nuk e lanë djalin për të hyrë. Pra ky zotëria përpara se të dalë të lexojë deklaratat e SPAK për Kryemadhin, le të dalë të bëjë një deklarata për drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve për ministrinë e Drejtësisë”, u shpreh Kryemadhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH