Kryeministri Edi Rama pas paralajmërimeve në bashki ka bërë ndryshime në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në Vlorë.
Admir Malaj dhe Vilma Bello nuk do të jenë më drejtues, ndërsa në krye të Partisë Socialiste Vlorë është komanduar Klevis Kaso si kryetar, ndërsa bashkë-kryetare është emri Erjona Ismailit.
Ditën e sotme Edi Rama zhvillon një mbledhje në qytetin e Vlorës, teksa mësohet se kryeministri shfaqet i hapur pakënaqësitë e tij për performancën e kryesisë së Vlorës dhe lokaleve.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se thelbi i kritikave të Ramës ka qenë i dobët i sezonit turistik, mungesa e ujit të pijshëm dhe ankesat në rritje për shërbimet publike.
Kryeministri ka kërkuar dorën e disa drejtuesve të nivelit të lartë në qytet, të cilët, sipas tij, nuk kanë treguar efikasitetin dhe nuk kanë kryer detyrat e funksionalitetit, si në rastin e Admir Malajt dhe Vilma Bellos.