Politikë

Mbyllet seanca/ Mazhoranca kalon të gjitha projektligjet me votat e saj, opozita mungon

Shkruar nga Liberale.al

Mbyllet seanca/ Mazhoranca kalon të gjitha projektligjet me votat e saj,

Në përfundim të seancës së fundit plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar të gjitha projektligjet që ishin në rendin e ditës, pa praninë e opozitës.

Me 72 vota pro, u miratua projektligji për "Strategjinë Kombëtare kundër Dezinformimit", një dokument që synon të përballojë rrezikun e përhapjes së informacionit të rremë dhe të ndikimeve të jashtme në hapësirën publike.

Po ashtu, akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 u votua me 71 vota pro, duke reflektuar disa rishikime në shpenzime dhe të ardhura për vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, me 71 vota pro dhe 1 abstenim, u miratua edhe projektligji për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa, një nismë që synon rregullimin dhe përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të përbashkëta në banesat kolektive.

Votimet u zhvilluan pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët munguan gjatë gjithë procesit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH