Ka përfunduar pas rreth 30 minutash takimi me dyer të mbyllura mes Kryeministrit Edi Rama, deputetëve të zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama ka kërkuar angazhim maksimal në terren, duke theksuar se dy javët e ardhshme janë vendimtare për të qenë pranë qytetarëve.
“Këto dy javë duhet të jeni të gjithë në terren,” ka qenë porosia e prerë e Kryeministrit.
Ndërkohë që mbledhja ka përfunduar, mësohet se Rama vijon të qëndrojë në ambientet ku u zhvillua takimi, ndonëse nuk dihet nëse do të ketë zhvillime të tjera pas saj.