Politikë

Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi

Shkruar nga Liberale.al

Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e

Edhe pse pas rinumërimit të votave në qarkun e Fierit i takonte mandati i deputetes, Maldrita Bardho ka vendosur të mos e marrë këtë detyrë dhe të tërhiqet nga Kuvendi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një deklarate në “Instagram”.

Bardho shprehu mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve dhe vlerësimin që i është bërë për kontributin e saj në radhët e Partisë Socialiste.

“Ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për t’i përfaqësuar në Parlamentin Shqiptar,” shkruan ajo.
Ajo sqaroi se vendimin për të mos marrë mandatin e ka marrë që para rinumërimit dhe se sot ky vendim është vetëm përforcuar.

“Do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e Parlamentit Shqiptar,” shton Bardho.
Pas dorëheqjes së saj, mandati i kalon Zegjine Çaushit, e cila ndodhej vetëm 10 vota pas Bardhos në renditje. Bardho shprehu mbështetje të plotë për kolegen e saj:

“Do t’ia lë me shumë kënaqësi vendin tim koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, e cila ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se për veten në këtë fushatë…”
Në fund të deklaratës, ajo falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe shprehet se do të vazhdojë të qëndrojë pranë qytetarëve me të njëjtin pasion që e ka karakterizuar ndër vite.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH