Aktualitet

Çështja Partizani/ Kalon për gjykim dosja për Berishën dhe Malltezin

Shkruar nga Liberale

Çështja Partizani/ Kalon për gjykim dosja për

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarabër Malltezi.

Vendimi i mor ditën e sotme nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Ish-kryeministri Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Sipas organit të posaçëm të akuzës ai ka nxjerrë akte ligjore dhe nënligjore në favor të dhëndrit të tij  që ky i fundit të kryente privatizimin e kompleksit, ku më pas do të ndërtoheshin pallate.

Nga ana tjetër për Malltezin rëndon dhe akuza e pastrimit të parave, përveç atij të korrupsionit pasiv.

Ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, akuzë e cila rëndon edhe ndaj Xhimi Begesë dhe noteres Andia Pustina.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH