Arte

Arti në zi! Këngëtarja fituese e Grammy-it gjendet e vdekur në shtëpi

Shkruar nga Liberale

Arti në zi! Këngëtarja fituese e Grammy-it gjendet e vdekur
Këngëtarja fituese e çmimit Grammy dhe ish-konkurrente e American Idol, Mandisa Lynn Hundley, e njohur si Mandisa, është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare.

Shkaku i vdekjes së saj nuk dihet dhe sipas Daily Mail, ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Nashville më 18 prill.

Në një intervistë të vitit 2017 me ABC News, Mandisa foli për betejën e saj me depresionin, duke treguar se kishte menduar vetëvrasjen.

“Edhe më shumë se muzika e saj, këngëtarja do të njihet përgjithmonë për zemrën dhe ndershmërinë e saj të madhe”, tha radiostacioni i krishterë K-Love në një deklaratë që njoftoi vdekjen e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH