Letërsi

RECENSA E JAVËS: "Lolita", një kryevepër mbi erotizmin dhe tiraninë nga romancieri Vladimir Nabokov

Shkruar nga Liberale

RECENSA E JAVËS: "Lolita", një kryevepër mbi

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Lolita

Gjinia: Roman

Autori: Vladimir Nabokov

Përktheu: Lili Bare

Shtëpia botuese: Skanderbeg Books

Viti: 2012

Faqe. 360

Çmimi: 1200 Lekë

Mbi librin

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas së cilës ai nis e lë mendtë.

Që të rrijë pranë nimfëzës së tij, Lolitës së tij të adhuruar, siç e quan, ai vendos të qëndrojë me çdo kusht në dhomën e ofruar, madje edhe martohet më vonë me të ëmën e vajzës, e cila një ditë do të zbulojë nga shënimet në ditarin e të shoqit se ai nuk është vetëm burri i saj, por edhe lakmitari i së bijës.

Ngjarjet do të precipitojnë shpejt dhe heroi ynë do ta gjejë veten një ditë të bukur njëherësh edhe njerku edhe dashnori i vajzes së re, status që do ta çojë në një spirale të tërë ngjarjesh dhe emocionesh. "Lolita" është një ndër librat më kontraversalë të letërsisë së shekullit të XX – të, që e ktheu emrin e Lolitës në një personifikim të vogëlusheve të rritura para kohe dhe njëherësh aktore të marrëdhënieve erotike të ndaluara.

Humberti do ta ndjekë përjetë Lolitën, duke e përligjur kërkimin e tij të ethshëm se: "Ishte një dashuri me shikim të parë, me shikim të fundit, me çdo shikim." "Lolita" është një kryevepër mbi erotizmin dhe tiraninë e sentimentit dhe një ndër librat më të lexuar në botë.

Pak nga jeta e autorit: 

Vladimir Nabokov lindi më 22 prill 1899 në Shën Petersburg në një familje të pasur dhe të shquar të fisnikërisë ruse. Ai ishte një romancier, poet, përkthyes dhe entomolog i huaj rus dhe ruso-amerikan. I lindur në Rusinë Perandorakenë 1899, Nabokov shkroi nëntë romanet e tij të parë në rusisht (1926–1938) ndërsa jetonte në Berlin, ku takoi gruan e tij. Ai arriti famën ndërkombëtare pasi u transferua në Shtetet e Bashkuara, ku filloi të shkruante në anglisht. Nabokov u bë shtetas amerikan në vitin 1945 dhe jetoi kryesisht në Bregun Lindor përpara se të kthehej në Evropë në vitin 1961, ku u vendos nëMontreux, Zvicër.

Nga viti 1948 deri në vitin 1959, Nabokov ishte profesor i letërsisë ruse në Universitetin Cornell. Romani i tij i vitit 1955 Lolita u rendit i katërti në listën e 100 romaneve më të mira të shekullit të 20-të të Bibliotekës Moderne në vitin 2007 dhe konsiderohet si një nga veprat më të mëdha të letërsisë së shekullit të 20-të.

Zjarri i zbehtë i Nabokovit, botuar në 1962, u rendit i 53-ti në të njëjtën listë. Kujtimet e tij, Speak, Memory, botuar në vitin 1951, konsiderohen ndër veprat më të mëdha jofiction të shekullit të 20-të, duke u renditur në vendin e tetë në renditjen e veprave të shekullit të 20-të të Random House. Nabokov ishte një finalist shtatë herë për Çmimin Kombëtar të Librit për Fiction. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH