Aktualitet

Vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit

Shkruar nga Liberale.al

Vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit

Një ngjarje e pazakontë është denoncuar në Policinë e Tiranës, ku një grua 65-vjeçare ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për të gjetur nusen e mitur të djalit të saj.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasja H.L. ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes 17-vjeçare të djalit të saj, duke theksuar se nuk kanë më asnjë kontakt me të prej dy ditësh.

Aktualisht, uniformat blu janë duke punuar për lokalizimin dhe gjetjen e së miturës, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e largimit. Pritet që hetimet të përqendrohen përmes kontakteve familjare, rrjeteve sociale dhe telefonit, për të zbardhur motivet dhe vendndodhjen e saj.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH