Fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, vazhdon të qëndrojë pranë fansave të tij nëpërmjet koncerteve në Evropë. Në një performancë të mbajtur mbrëmjen e kaluar, ai elektrizoi skenën, por nuk mungoi edhe një moment emocional që ngriti shumë pikëpyetje.
“A jeni tu vujt? Unë jam tu vujtë shumë, i kom punët fortë keq”, tha Gjesti gjatë koncertit, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë të vështirë personale.
Pas kësaj deklarate, shumë ndjekës kanë nisur të aludojnë se marrëdhënia e tij me këngëtaren Egli Tako mund të ketë marrë fund. Çifti ishte komentuar gjatë për lidhjen e tyre që nisi në shtëpinë e famshme, por aktualisht nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për statusin e tyre.