Letërsi

Biblioteka e re Kombëtare: Një qendër moderne e dijes dhe kulturës në zemër të Tiranës

Shkruar nga Liberale

Biblioteka e re Kombëtare: Një qendër moderne e dijes dhe

Tiranë

Është hapur zyrtarisht thirrja për ndërtimin e Bibliotekës së Re Kombëtare, një projekt i shumëpritur që pritet të transformojë peizazhin kulturor të kryeqytetit.

Objekti i ri do të ndërtohet në rrugën “Gramoz Pashko”, në zonën e njohur më parë si “Vilat Gjermane”.

Sipas njoftimit zyrtar të Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe AKPT-së, kjo ndërtesë do të jetë një zhvillim multifunksional, i projektuar për të përmbushur standardet më të larta të arkitekturës dhe funksionalitetit.

Biblioteka e re synon të ofrojë një hapësirë moderne për qytetarët, ku dija, kultura dhe inspirimi do të bashkëjetojnë për brezat e ardhshëm.

Me një dizajn bashkëkohor dhe kushte dinjitoze, ky projekt është një tjetër hap në vizionin “Shqipëria 2030”, për transformimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të vendit.

Ky investim i rëndësishëm publik pritet të jetë një pikë referimi për kulturën dhe edukimin në Shqipëri, duke shërbyer jo vetëm si bibliotekë, por edhe si qendër komunitare dhe zhvillimi intelektual.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
SHQIPENGLISH