Arte

Nis sot edicioni 74-të i festivalit italian të këngës. 30 këngëtarët që do të performojnë në Sanremo

Shkruar nga Liberale
Nis sot edicioni 74-të i festivalit italian të këngës. 30

Edicioni i 74-të i Festivalit të Sanremos do te transmetohet drejtpërdrejt nga teatri Ariston mbrëmjen e së martës 6 shkurt dhe do të drejtohet nga drejtori artistik Amadeus, i cili do të debutojë për herë të pestë në skenën e eventit muzikor dhe i cili në mbrëmjen e parë do të mbështetet nga bashkë-prezantuesi Marco Mengoni, fituesi i edicionit të kaluar me këngën “Due Vite”.

Në mbrëmjen e parë do të performojnë 30 këngëtarë konkurrues me 30 këngë të pa publikuara . Shfaqjet do të votohen vetëm nga Juria e Sallës së Shtypit, TV dhe Web dhe do të përfshihen në një renditje ku në fund të mbrëmjes do të shpallen dhjetë vendet e para.

Ngjarja më e madhe e muzikës italiane, për publikun shqiptar mund të ndiqet në valët e RTSH 2 dhe finalja e së shtunës në RTSH1. 

Këtu janë të gjithë artistët që konkurrojnë:

Alessandra Amoroso – Fino a qui

Alfa – Vai!

Angelina Mango – La noia

Annalisa – Sinceramente

BigMama – La rabbia non ti basta

Bnkr44 – Governo Punk

Clara – Diamanti grezzi

Dargen D’Amico – Onda alta

Diodato – Ti muovi

Emma – Apnea

Fiorella Mannoia – Mariposa

Fred De Palma – Il cielo non ci vuole

Gazzelle – Tutto qui

Geolier – I p’me, tu p’te

Ghali – Casa mia

Il Tre – Fragili

Il Volo – Capolavoro

Irama – Tu no

La Sad – Autodistruttivo

Loredana Berté – Pazza

Mahmood – Tuta gold

Maninni – Spettacolare

Mr. Rain – Due altalene

Negramaro – Ricominciamo tutto

Renga Nek – Pazzo di te

Ricchi e Poveri – Ma non tutta la vita

Rose Villain – Click boom!

Sangiovanni – Finiscimi

Santi Francesi – L’amore in bocca

the Kolors – Un ragazzo una ragazza

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH