97 vjet më parë, aktori i paharruar, Ndrek Luca lindi në 3 shtator të vitit 1927 në Dukagjin. Familja e tij u shpërngul në Shkodër që kur ai ishte në moshë të vogël, ku edhe kreu shkollën dhe nisi më tej karrierën kinematografike duke lënë gjurmë si rrallëkush tjetër në kinematografinë shqiptare. Ndrek Luca, aktori i shumë roleve në film dhe teatër u nda para kohe nga jeta në vitin 1993.
Është kjo një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizjes së Dhjetorit Gramoz Pashko dhe avokati i niohur Spartak Ngjela janë nën shoqërinë e aktorit të famshëm të kinematografisë shqiptare, Ndrek Luca dhe disa miqve të tyre.
Dashnor Kaloçi i cili ka publikuar foton e rrallë dhe thotë se duhet të jetë e vitit 1991. Fotoja e paraqet Ndrek Lucën në shoqërinë e Gramoz Pashkos dhe avokat Spartak Ngjelës si dhe disa miqve të tyre të përbashkët duke biseduar me njëri tjetrin para një objekti kulti diku në Rrugën e Kavajës që sapo ishin hapur asokohe.
Po ndërsa me Gramoz Pashkon e bashkonin idealet e dhjetorit, pak kush mund ta dijë me saktësi se çfarë e lidhte Ndrek Lucën me Spartak Ngjelën që asokohe sapo kishte dalë nga burgjet e regjimit komunist?!
“Me shumë gjasa Ndrek Lucën dhe Spartak Ngjelën i ka ribashkuar adhurimi që ata kishin për Padër Gjergjin, (pasi Ngjela ka pasur njohje dhe miqësi me Ndrekën që para arrestimit të tij) dhe njeriu që i ka bashkua përsëri, ka qenë Gramoz Pashko, i cili që në ditët e para të Lëvizjës së Dhjetorit 1990, nuk linte rast pa folur tek gjithë miqtë e tij, krerët e Partisë Demokratike, (si: Berisha, Meksi, Ruli, Zogaj, etj), dhe duke promovuar “një politikan ekselent dhe antikomunist i thekur” që gjendej ende në burgjet e regjimit komunist që nga viti 1975” shpjegon Dashnor Kaloçi krahas fotos që ka publikuar pak kohë më parë.