Gjykata e Fierit vendosi burg pa afat për Martin Skendajn, punonjësi i Policisë së Burgut, që vrau dy persona mesditën e së enjtes. I riu ka pranuar vrasjen e Manol Rapaj dhe Elis Kapaj para hetuesve, por dhe në gjyq.
Pas vrasjes së Manol Rapaj dhe Elis Kapaj, 22-vjeçari është marrë në pyetje për orë të tëra nga oficerët e Policisë Gjyqësore në Fier.
Sipas burimeve, i riu Martin Skendaj ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se motivi i krimit ishte se autori kërkonte nga viktima Rapaj t’i jepte fund lidhjes së dashurisë që kishte me motrën e tij. Për këtë mes familljeve kishte pasur sherr e konflikt prej disa kohësh.
Skendaj kishte kërkuar zgjidhje nga Policia e Fierit për shqetësimin që i krijonte Rapaj edhe tre ditë para krimit, por Policia nuk ka ndaluar asnjë prej të rinjve./Gazeta Liberale