Aktualitet

Lëvizte me armë, kokainë e miliona lekë, arrestohet shoferi në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Lëvizte me armë, kokainë e miliona lekë, arrestohet shoferi

Policia ka vënë në pranga një person, pas lëvizjeve të dyshimta që ai kryente.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet B.H., në automjetin e të cilit u gjet armë, thika, kokainë, celularë dhe para.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor “Liqeni”

Operacioni nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Në pranga një shtetas që qarkullonte me armë zjarri.

Sekuestrohen armë zjarri, fishekë luftarakë, armë të ftohta, kokainë e kanabis, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.

Forca e Posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një automjet, që kur ka parë mjetin e Policisë ka kryer lëvizje të dyshimta dhe janë vënë në ndjekje të automjetit ku në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e tij si dhe bllokimin e shoferit.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruannë automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë;

– një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

– 4.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, në formë cigareje;

– 3 thika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi;

– 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari;

– një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja;

– disa çelësa automjetesh dhe karta banke.

Në përfundim të veprimeve të para, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH