Me ftesë të Perandorit të Japonisë, Presidenti i Republikës Ilir Meta niset sot për në Tokio, për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.
Gjatë qëndrimit të tij në Tokio, Presidenti Meta do të pritet në një takim të veçantë nga Kryeministri i Japonisë, Shinzō Abe, si dhe do të ketë takime me disa kryetarë të shteteve të ndryshme, pjesëmarrës në këtë ceremoni.
Hapja e Ambasadave në Tiranë dhe në Tokio, i ka zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve, duke rritur jo vetëm bashkëpunimin politik e ekonomik, por edhe kontaktet e drejtpërdrejta mes Shqipërisë dhe Japonisë./Gazeta Liberale