Aktualitet

Kryemadhi: Nuk do njohim asnjë ligj dhe vendim të këtij Parlamenti

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi: Nuk do njohim asnjë ligj dhe vendim të këtij

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në “Ilva Now”, se ajo dhe partia që drejton nuk do të njohin asnjë vendim apo ligj që ka votuar ky Parlament, pas momentit të djegies së mandateve nga opozita.

Unë kam qenë shumë e qartë: Unë nuk do të njoh asnjë ligj dhe vendim të Parlamentit pas djegies së mandateve që është mbi 84 vota. Pra, çfarë do të thotë? Do të thotë që çdo ligj që nga parlamenti ilegjitim që është me 82 deputetë, unë si Monika Kryemadhi dhe si LSI nuk njohim asnjë vendim, që ky parlament ka miratuar, kushdo qoftë”, tha ajo.

Kryemadhi tha se miratimi i Reformës Zgjedhore do t’i hapte rrugë mbajtjes së zgjedhjeve në Shqipëri, ku shtoi se kjo është një ndër arsyet se pse kryeministri tenton ta spostojë miratimin e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH