Aktualitet

Do mbani përgjegjësi për humbjen? Kreu i "Rithemelimit": Me Berishën marrëveshjet janë vetëm fitore

Shkruar nga Liberale
Do mbani përgjegjësi për humbjen? Kreu i

Kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi firmosën marrëveshjen mes tyre për zgjedhjet vendore të 2023-shit u shprehën të sigurt për fitoren.

"Do mbani përgjegjësi për humbjen", u pyetën ata nga gazetarët.

"Me Bashën vetëm humbje ka pasur. Me Berishën marrëveshjet janë vetëm fitore. Dëshmia më flagrante është incidenti Basha", u përgjigj Berisha.

Ndërsa nga ana tjetër Meta tha se: "Madje fitore duke pasur kandidat Bashën. Ka përfunduar njëherë e mirë koha kur rezultati i ndeshjes trukohej nga Rama para se ajo të fillonte. Kjo është një ndeshje e vërtetë, është ekzistenciale për qytetarët tanë. i shohim efektet e shpopullimit, janë të tmerrshme. Është shume e qartë kush është i tmerruar nga kjo marrëveshje. Është një ndeshje jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen". 

Sipas marrëveshjes, Shqipëria është në momente kritike për shkak të korrupsionit shkatërrimtar, të asgjësimit të pluralizimit politik në nivel vendor, të shpopullimit masiv dhe tragjik, të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin dhe të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe korrupsioni. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH