Aktualitet

Koalicioni/ Nard Ndoka nuk firmos marrëveshjen me Bashën

Shkruar nga Liberale
Koalicioni/ Nard Ndoka nuk firmos marrëveshjen me Bashën

Koalicioni opozitar finalizoi këtë të mërkurë marrëveshjen me të cilën do të regjistrohet në zgjedhje. “Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” është emri që PD dhe aleatët e saj kanë zgjedhur për të garuar më 25 prill.

Por një prej aleatëve të PD, Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane, nuk e ka firmosur marrëveshjen e nënshkruar nga Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Bamir Topi e të tjerë.

“Nuk besoj se do të firmos”, ka thënë ai në një komunikim për A2, duke vënë kështu në pikëpyetje nëse do të jetë apo jo në koalicion. I pyetur për pjesëmarrjen në zgjedhje, Ndoda është shprehur se nuk e ka ende të qartë sesi do të garojë më 25 prill.

Ndoka mendohet se ka kërkuar një pozicion më të lartë në renditjen që i ka bërë kryedemokrati.

Ndard Ndoka dhe Lulzim Basha kanë rënë më herë dakord për të qenë në koalicion dhe të kandidonte në Shkodër, por duket se nuk kanë folur për renditjen në listë, gjë që ka bërë që sot, në ditën e fundit të afatit për regjistrimin e koalicionit, Ndoka të largohet dhe të mos ketë ende një vendim zyrtar për të se si do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH