Ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi kërkon masë më të lehtë sigurie, ndërkohë që është hedhur shorti, i cili ka vendosur që çështjen në Apel do ta shqyrtojë gjyqtarja Irena Brahimi.
Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, deklarim të rremë para oficerit gjyqësor dhe fshehje pasurie.
Ish-zyrtarja kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit me argumentin se ka 2 fëmijë të mitur. Ajo ka deklaruar se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër.
Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro. Të dyja po qëndrojnë në të njëjtin paraburgim te burgu i grave “325”.