Aktualitet

Jep dorëheqjen Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Shkruar nga Liberale

Jep dorëheqjen Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Vendimin e tij e ka bërë me dije në një konferencë për mediat këtë të enjte.

“Çmimi i vogël i radhës që kërkohet të paguhet për lirinë e vendit tonë. Unë jam me fat që jam gjallë e kam parë me sytë e mi ëndrrën tonë shekullore të bëhet realitet. Jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK. Krenar që bashkë me aletatët tanë kemi luftuar regjimin e Miloshevicit, e kemi fituar lirinë. Fitorja jonë ka nënkuptuar edhe përgjegjësi. Kemi qenë të përkushtuar për shtet. Jemi populli liridashës, por jo hakmarrës, asnjë pretendim nuk do shkruajë historinë. Kosova ka qenë viktima Serbia agresori.

Ju lus për maturi qetësi, unitet e bashkim. Të qëndrojmë të bashkuar garanton suksesin tonë. Suksesi ynë është Kosova e lirë. Jemi shtet demokratik e shoqëri ku sundon ligji e demokracia. Duhet të ruajmë besimin në dialog të brendshëm, fqinjësor e paqe në rajon. Nuk do lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Kosovës. Ndaj për të mbrotjur integritetin e Kosovës unë sot jap dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës.", tha Thaci, në në një deklaratë për mediat. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH