
Një nënë e re, 35 vjeçe, u godit me thikë për vdekje para fëmijëve të saj në një sulm 'të tmerrshëm' siç e përshkruajnë mediat britanike ngjarjen.
Gruaja, biznesmene u vra me thikë në sy të dy fëmijëve të saj të vegjël ndërsa ishte ankuar për përndjekje, mësohet nga hetuesit.
Perseverence Ncube, 35 vjeç, u vra në një sulm herët këtë mëngjes mdërsa autori nuk është zbuluar ende.
Fqinjët thanë se nëna e përkushtuar, e cila njihej si Percy, u kishte thënë atyre se ishte e shqetësuar sepse kisbte parë një burrë i cili qëndronte rreth pronës së saj në javët e fundit.
Ata panë për herë të fundit zonjën Ncube, e cila ishte e njohur në zonë sepse shiste produkte bukurie për Avon, duke lëvizur në pronën moderne, në Worsley, Salford, Mançester i Madh, rreth orës 2:40 të mëngjesit.
Ajo pas sulmit ishte e veshur vetëm me të brendshme dhe u rrëzua në oborrin jashtë. Burri ishte i armatosur me një thikë dhe një çekiç, thanë dëshmitarët.