Aktualitet

Ish-presidenti apel politikanëve: Mendoni për shqiptarin e thjeshtë

Shkruar nga Liberale
Ish-presidenti apel politikanëve: Mendoni për shqiptarin e

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka marrë pjesë në “Festivalin e bekimit të familje”, zhvilluar në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve.

Moisiu tha se paqja dhe siguria vjen nga familja, por nuk kurseu as mesazhet për politikanët. Ai apeloi për më shumë ndërgjegjësim të klasës politike ndaj vendit dhe familjeve shqiptare.

"Do të dëshiroja që politikanët tanë të jenë të sinqertë, të mendojnë më shumë për shqiptarin e thjeshtë që sesa për karriget e tyre, të punojnë fort për të kapërcyer dhe për të ndihmuar në kapërcimin e vështirësive në Ballkan dhe në vendin tonë", tha Moisiu.

Ndërsa për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi problem  është largimi i të rinjve nga vendi për shkak të shpresës së munguar nga politika.

Politika ende nuk po i jep shpresë. Sot kemi me mijëra fëmijë shqiptarë, që prindërit e tyre, të detyruar nga varfëria, papunësia, pamundësia ekonomike detyrohen të “braktisin” fëmijët në rrugët e qyteteve evropiane, me shpresën që të gjejnë një strehë dhe shkollim nga ligji evropian për përkujdesjen e minorenëve të braktisur”, tha Kryemadhi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH