Fiti është rikthyer me balerinin e saj Gracianon, për të vijuar rrugëtimin në “Dancing With The Stars”.
Megjithëse dyshja ka startuar provat ditore, Fifi ishte e mërzitur me sjelljen e partnerit gjatë javës së kaluar.
Konkurrentja deklaroi se gjatë gjithë javës ka përmendur vetëm Gracianon, por ai nuk është kujtuar në asnjë moment për të.
E gjithë kjo situatë krijoi diskutimin, ku artistja nuk u kursye në deklaratat e saj:
Fifi: Më fal, mos e ke parë Gracianon diku?! Se ke parë, në rregull.
Graciano: Kush është kthyer këtu.
Fifi: Ik more mos më fol fare. Si nuk më përmende një herë. Unë ngela duke të përmendur vazhdimisht, shkova zvarrë nëpër tokë duke thënë ‘dua Gracianon’. E bëra edhe tjetrin të ndihet keq duke të të përmendur vetëm ty. Ti, ‘mos ma përmendni më, nuk dua të flas për atë’.
Graciano: E ke shumë gabim, disa gjëra nuk kanë nevojë të përmenden fare, janë të gdhëndura në zemër.
Fifi: Je një xheloz…
Graciano: Normal, gjërat e mija janë të mijat. Më vjen shumë keq kur mi prekin të tjerët.
Fifi: Ehe, nuk e zgjodha unë, ma zgjodhën, siç bënë me ty. Unë përkundrazi gjithë kohën ‘pse nuk ma kanë dhënë Gracianon’.
Graciano: Po po, këtej duke u ‘shkrirë’ me Xhixhin. Duke qeshur non stop me Xhixhin.